Site icon Telegrafi

Kim Kardashian ndan fotografi me bikini të zeza nga marka e saj SKIMS

Kim Kardashian mahniti të enjten, teksa u shfaq në Instagram vetëm me të brendshme.

Ylli televiziv, gati sa nuk doli nga sytjena e saj me prerje të ulët SKIMS, ndërsa pozonte në mënyrë joshëse për një ‘selfie’ në pasqyrën e saj.

Ajo kishte veshur të brendshme të zeza të pakta që tregonin barkun e saj të tonifikuar dhe belin e vogël, shkruan DailyMail.

Pavarësisht se nuk kishte veshur pothuajse asgjë, Kim sërish arriti të dukej magjepsëse për shkak të grimit të saj të përsosur dhe flokëve voluminozë.

Duke u ndier seksi, nëna beqare e katër fëmijëve përshkroi postimit ‘IDD8ME’, që është shkurt për ‘I’d date me’ (do të lidhesha me veten).

Postimi i fundit i Kim vjen më pak se 24 orë pasi ajo festoi natën me shoqen e saj të re Ivanka Trump në hapjen e mbushur me yje të resortit Fontainebleau në Las Vegas.

Dyshja u ulën krah për krah gjatë koncertit të Justin Timberlake brenda teatrit BleauLive, së bashku me motrën e vogël të Kim, Kendall Jenner.

Është e qartë se miqtë e afërt patën një shpërthim pasi vajza 42-vjeçare e ish-presidentit Donald Trump ndau fotot e saj të preferuara me Kim në InstaStory të enjten.

Njëra tregonte vajzat magjepsëse duke qeshur ndërsa Ivanka ngrihej mbi Kimin me një fund të argjendtë.

“Është gjithmonë një kohë e mrekullueshme me ty @kimkardashian”, shkroi Ivanka në mbishkrimin. /Telegrafi/

Exit mobile version