Avokati i Kim Kardashianit ka mohuar ekzistencën e një video-kasete seksuale të pa publikuar pasi Wack 100 pretendoi se posedonte video pornografike të saj me ish-të dashurin Ray J.
“Pretendimi se ekziston një video-kasetë seksuale e pa publikuar është pa dyshim i rremë”, tha avokati i Kimit, Marty Singer për TMZ.
“Është për të ardhur keq që njerëzit i bëjnë këto deklarata për të provuar të fitojnë 15 minutat e tyre të famës”, shto ai, shkruan DailyMail.
Ish-menaxheri i Ray J, Wack pretendoi se kishte një pjesë të dytë të pa publikuar të video-kasetës skandaloze të Kimit dhe ish-të dashurit të saj gjatë një paraqitjeje të fundit në intervistën e quajtur “Bootleg Kev”.
Wack pohoi se kishte “pjesën e dytë në një laptop që ishte më grafike dhe më e mirë se e para”.
Wack gjithashtu tha se ai do t’i jepte videon e paparë kurrë, ish-burrit të saj, reperit Kanye West.
“Është nëna e fëmijëve të tij”, shpjegoi ai.
Kim xhiroi një video-kasetë seksi në vitin 2002 me të dashurin e saj të atëhershëm Ray J, i cili u publikua në domenin publik në vitin 2007, pikërisht kur Kim dhe familja e saj po përgatiteshin për të publikuar sezonin e parë të serialit të tyre “Keeping Up With The Kardashians”.
Kim foli për video-kasetën gjatë një episodi të hershëm të serialit kur motra e saj Kourtney Kardashian e pyeti pse pranoi të xhironte videon, dhe ajo tha: “Sepse isha e eksituar dhe më pëlqente ajo”.
Kohët e fundit ylli 40-vjeçar pranoi se diskutimi i video-kasetës në sezonin e parë të shfaqjes e ndihmoi atë të “merrej” me emocionet e saj.
Në një intervistë për Los Angeles Times, ajo pranoi se të folurit për ngjarje të vështira në shfaqje e ndihmoi atë t’i shikonte gjërat ndryshe në jetën e saj. /Telegrafi/