Ajo mirëpriti fëmijën e saj të katërt nëpërmjet një nëne surrogate javën e kaluar.
Por kjo nuk e ndaloi Kim Kardashianin që të ndalojë së lexuari librat të mërkurën, teksa studionte për provimin e saj të radhës në Fakultetin Juridik.
Përmes një storje të publikuar në InstaStoy, Kim tha se po i kryen mësimet e saj, ndërsa foshnja po fle, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Kim mund të dëgjohet duke pëshpëritur në një video të radhës, ndërsa e bën këtë që të mos zgjojë beben.
“Mirë djema, unë sot po studioj, dhe po e bëj këtë teksa fëmijët janë në gjumë”, tha ajo gjatë videos, duke nxitur një reagim qesharak te fansat.
Kim dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, ende nuk e kanë zbuluar emrin e foshnjës.
Ndërkohë, mikesha e familjes Paris Hilton mendon se njerëzit ‘nënvlerësojnë’ Kim Kardashian West dhe është e sigurt se Kim do të shquhet në profesionin ligjor, pasi ajo ‘gjithmonë’ është dikush që ‘kujdeset për të tjerët’.
Paris u shoreh duke thënë: “Ajo gjithmonë ka qenë një person i shkëlqyer. Ajo gjithmonë ka qenë kaq e organizuar, gjithnjë kujdeset për të tjerët, dhe unë mund ta shihja që ajo do të ishte një avokate e shkëlqyer, sigurisht”.
Kim ka ndihmuar tashmë disa njerëz që vuajnë dënime të përjetshme për shkeljet e drogës, duke ua lehtësuar dënimin e tyre falë insistimit të saj. /Telegrafi/