Telegrafi

Kim Kardashian merr vëmendje me veshje sportive dhe pa grim

Pas biznesit vjen pak argëtim, edhe për Kim Kardashian.

Biznesmenja dhe mogulja e famshme amerikane u vu re të premten në mbrëmje në një pritje shumë të rastësishme në zyrat e Skims në Los Angeles, California, ku menaxhohet linja e saj e brendshme, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Kim u pa në një zonë të McDonald, duke shijuar akullore me vanillë, me rroba sportive gri e po ashtu edhe me një palë atlete gri të kombinuar me të zeza.

Kim Kardashian merr vëmendje pa grim (Foto: Splash News)

Veçanërisht, Kim u pa plotësisht e pa grimuar, me versionin më të shkurtër të flokëve të saj, të cilat i kishte lidhur nga mbrapa.

Nëna e katër fëmijëve kishte vënë një kapuç gri pak më të errët dhe tuta gri më të lehta.

Përkundër madhësisë së pantallonave të gjera, linjat jashtëzakonisht të shkëlqyera të Kim-it ishin ende të dukshme nën të.

Kim Kardashian merr vëmendje pa grim (Foto: Splash News)

Të shtunën, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” postoi një fotografi të lezetshme të saj me motrën më të madhe Kourtney, me sa duket nga vitet e tyre të adoleshencës, dhe ajo siç shihet po bën plane për udhëtime.

“Po shkojmë në Armeni”, është titulli që ia ka vënë fotos.

Ndërsa nëna e Kim, Kris Jenner është me prejardhje holandeze, angleze, irlandeze dhe skoceze, babai i saj i ndjerë Robert Kardashian, ishte një avokat i famshëm i Los Anxheles që vdiq nga kanceri në 2003, një gjeneratë e tretë armeno-amerikane. /Telegrafi/

Kim Kardashian merr vëmendje pa grim (Foto: Splash News)

 

Kim Kardashian merr vëmendje pa grim (Foto: Splash News)