Së fundmi ajo ka treguar se ka humbur mbi 9 kilogramë në muajt e fundit.
Dhe Kim Kardashian e shfaqi figurën e saj në një tjetër veshje të ngushtë të martën (5 korrik), teksa doli në Paris me vajzën North, nëntë vjeçe, për të marrë pjesë në shfaqjen e “Dior Homme” pranverë-verë 2023.
Ylli 41 vjeç, u sigurua që të gjithë sytë do të ishin tek ajo pasi kishte të veshur pantallonat e ngushtë – një artikull që po bëhet shpejt një nga elementët kryesorë të veshjes së saj.
Beli i hollë i Kimit theksohej nga një bluzë e shkurtë me nuanca të ngjashme që plotësonte dollakët e saj jeshile neoni.
Bomba bionde i shtoi pamjes së saj magjepsëse një çantë dore argjendi vezulluese dhe të zbukuruara, ndërsa flokët e saj bionde të gjata i la të lirshme mbi supe.
Duke dëshmuar se ajo ndjek hapat e prindërve të saj të famshëm, North dukej po aq me stil teksa bashkohej me nënën e saj në shëtitje.
Vajza të cilën Kim e ndan me bashkëshortin e larguar Kanye West kombinoi një xhaketë vintage nga ish-marka e veshjeve të babait të saj. North mbante një çantë mini ‘Balenciaga’.
Pamja e saj u kompletua me një palë syze dielli me buzë kobalti dhe flokët e stiluar me gërsheta të trasha.
Rikujtojmë që Kim humbi 7 kilogramë në dy javë në mënyrë që të mund të merrte pjesë në Met Gala me fustanin që Marilyn Monroe kishte veshur në festën e ditëlindjes së John F. Kennedy në 1962.
Ndërsa shfaqej në emisionin Today, Kim zbuloi se kishte hequr edhe 2 kilogramë të tjerë që nga Met Gala, duke rezultuar në një humbje totale të peshës prej 9 kilogramësh.
Ajo gjithashtu mohoi akuzat se kishte dëmtuar fustanin e Marilyn.
Akuzat bazoheshin kryesisht në fotot e fustanit të dëmtuar që ishin shfaqur në internet – por Ripley’s citoi një raport të vitit 2017 që tashmë vuri në dukje “një numër i qepjeve janë tërhequr dhe veshur”.
Kim ka katër fëmijët e saj – North, Saint, gjashtë, Chicago, katër dhe Psalm, tre – me ish-burrin e saj të tretë Kanye, nga i cili u nda në shkurt të vitit të kaluar.
Aktualisht ylli i “The Kardashias” po shijon roamncan me komedianin 28-vjeçar, Pete Davidson. /Telegrafi/