Kim Kardashian ekspozoi stilin e saj të jetesës luksoze kur u pa teksa po shkonte për të punuar në New York gjatë fundjavës.
43-vjeçarja shkoi në setin e filmit “American Horror Story: Delicate”, në të cilin ajo luan një publiciste.
Ajo mori vëmendje të madhe në daljen e saj të fundit, e veshur me një pallto pelushi luksoze, të kuqe dhe të gjatë.
Në njërën dorë ajo mbajti çantën e saj të madhe Hermes Birkin, e cila sipas Jane Finds vlen 110,000 dollarë (101 mijë euro).
Kim e plotësoi çantën me një kostum gri teksa la flokët e saj në një topuz, grim dhe aksesor të hijshme.
Ajo balancoi me mjeshtëri me një palë çizme lëkure të zeza që përputheshin me dorezat vezulluese që ajo kishte veshur në daljen e saj të fundit në New York.
Çanta Birkin u emërua për këngëtaren e ndjerë angleze Jane Birkin, e cila fitoi famë ndërkombëtare si muza e kantautorit francez Serge Gainsbourg.
Gjatë dekadave të fundit çantat kanë fituar një status të lartë si një shënues social, duke nënkuptuar ekskluzivitetin dhe pasurinë e lakmueshme.
Seria origjinale e “Sex And The City” pati një episod ku Samantha (Kim Cattrall) bën përpjekje gjithnjë e më të dëshpëruara për të anashkaluar listën e pritjes pesëvjeçare që do t’i duhej të kalonte për të marrë në dorë një Birkin.
Kim ndërkohë kritikua ashpër në internet për aftësitë e saj në aktrim kur filloi të shfaqej për herë të parë në “American Horror Story: Delicate” në shtator.
Ajo shfaqet në seritë e antologjisë si Siobhan Corbyn, e cila bën PR për një aktore të luajtur nga Emma Roberts.
Pjesa I e sezonit aktual u transmetua nga shtatori në tetor, dhe pjesa e dytë është tani në prodhim, e planifikuar të transmetohet vitin e ardhshëm. /Telegrafi/