Kim Kardashian riktheu një trend kur veshi një zinxhir diamanti rreth barkut në mbrëmjen e 74-të të “Annual Parsons Benefit” në New York, duke shkëlqyer në kostumin lëkurë ngjyrë të kaltër nga Balmain.
Ylli i “Kardashians” u pa e veshur me një bluzë lëkure dhe një fund maxi që përputheshin me njëra-tjetrën.
Pjesa e sipërme e saj me qafë të lartë dukej se ishte e formuar në trupin e saj, me fundin e gjatë të krijuar për të pasur një pamje më të butë, ndërkohë që shfaqte këmbët me të çarën e saj deri në kofsh.
Ajo i shtoi më shumë shkëlqim pamjes së saj një zinxhir barku diamanti XIV Karats.
Themeluesja e “Skims” – la flokët e saj brune në një stil të gjatë, me onde dhe makijazh të theksuar.
Ajo kombinoi dukje me një palë taka transparente duke shtuar një byzylyk diamanti për kyçin e këmbës që i përshtatet zinxhirit të saj të barkut.
Veshja e Kardashian mbrëmë shërbeu si një nderim i duhur për drejtorin kreativ të Balmain, Olivier Rousteing, i cili u nderua në gala për punën e tij në industrinë e modës.
Cara Delevingne ishte gjithashtu e gatshme për të mbështetur stilistin duke u shfaqur me një kostum elegant të krijuar nga ai.
Sigurisht, Kardashian është një fanse e madhe e Balmain, pasi ka veshur krijimet e stilistit në çdo event, nga Java e Modës në Paris 2020 deri tek festa e saj e beqarisë 2014. /Telegrafi/