Telegrafi

Kim Kardashian merr sërish vëmendjen, shfaqet provokuese në stilin “cowgirl”

Kim Kardashian mori edhe njëherë vëmendjen me paraqitjet e fundit në rrjetin social Instagram, duke publikuar disa fotografi atraktive.

Sipërmarrësja 39-vjeçare, u shfaq në stilin “cowgirl”, duke pozuar me pantallona ngjyrë oker, të cilët theksuan të pasmet e saj.

Bukuroshja i kishte lidhur flokët e saj të errët, duke marrë një pamje edhe më tërheqëse.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

E veshur me veshje të markës “Charlotte Knowles ‘Anti Top” – kjo veshje e Kimit përmban elemente tradicionale angleze.

Kim kishte vendosur vathë të mëdhenj ari dhe gjithashtu kishte veshur një palë çizme me lëkurë gjarpri, duke marrë kështu tërësisht pamjen e një “cowgirl”.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kim kishte veshur palën e saktë të fundeve dhe çizmeve vetëm 4 muaj para, më 6 Mars.

Ndonëse nënë e katër fëmijëve, Kim vazhdon të jetë në top formë dhe të komentohet për paraqitjet e saj. /Telegrafi/