Telegrafi

Kim Kardashian mahnitëse në të bardhë teksa kombinohet me ngjyrën e flokëve (Foto)

Kim Kardashian vazhdon të tregojë pse ajo konsiderohet një prej yjeve më seksi në botë.

Ylli televiziv ka së fundmi është shfaqur me një fund të bardhë, që po ashtu është edhe në pjesën lartë është e bardhë dhe kombinohet mjaft mirë me flokun e saj.

Detaj interesant janë këpucët e saj me taka, të cilat po ashtu përshtaten me veshjen dhe flokun e saj. Kim Kardashian për këtë paraqitje ka angazhuar më të mirët e industrisë.

Për flokun e saj është përkujdesur Chris Appleton, teksa për grimin Ariel. Këto emra kanë punuar edhe me Rita Orën.

Kim Kardashian së fundmi po punon shumë në vazhdimin e serialit “Keeping Up With The Kardashians” dhe është mjaft e përkushtuar ndaj familjes.

Së fundmi ajo është përballur me risinë e fundit në familje, ku dy motrat janë shtatzënë. Më e befasishme ka qenë shtatzënia e Kylie Jenner e cila me të hyrë në lidhje me Travis Scott ka vendosur të bëhet nënë, kurse Khloe Kardashian po pret fëmijë me Tristan Thompson.

Kim Kardashian po ashtu ka pasur probleme me Kanye West. Reperi kishte shtuar peshë pas problemeve muzikore dhe po bën përpjekjen e fundit serioze për t’u kthyer muzikës. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=KnNgKNC3Rh4