Kim Kardashian mahniti edhe një herë me stilin e veshjes kur u pa teksa po shkonte për në një event në galerinë “David Kordansky” në Los Angeles këtë të shtunë (21 janar).
Ylli televiziv 41-vjeçarja iehste e veshur e tëra në të zezë nga materiali i lëkurës që përputhej me syzet e saj dielli dhe çizme po ashtu lëkure.
Ajo u pa duke ecur krah për krah me Shelli Azoff, gruaja magjepsëse e ekzekutivit të muzikës, Irving Azoff, shkruan DailyMail.
Së fundmi, u raportua se Kim ishte e befasuar dhe e mërzitur nga pretendimet që bashkëshorti i saj Kanye West bëri në publik, duke thënë se u ndalua nga sigurimi i saj që t’i shihte fëmijët e tyre.
Në një klip të zgjeruar viral për një intervistë të re të “Hollywood Unlocked” të marrë nga Entertainment Tonight, Kanye, 44 vjeç, pretendoi se sigurimi i Kim së fundmi e ndaloi atë të hynte në shtëpinë e saj.
“Pavarësisht shumë gjërave të rreme që ai thotë në intervistë, është e vërtetë që ai nuk u lejua të hynte kur u shfaq në shtëpi e saj kohët e fundit”, tha një burim i afërt me Kim për DailyMail.com.
“Dhe kjo është vetëm sepse ajo ka vendosur kufij rreth aftësisë së tij për të hyrë në shtëpi në çdo kohë që ai dëshiron pas disa incidenteve. Megjithatë, sigurimi nuk e ndaloi atë të shihte fëmijët, t’i merrte ose t’i linte. Ai thjesht nuk mund të ecë më brenda shtëpisë së saj pa lejen e saj. Ajo ka të drejtën e privatësisë dhe po përpiqet të vendosë kufij të shëndetshëm”, shtoi ky burim.
Kanye dhe Kim, të cilët u martuan në Firence në vitin 2014 dhe bashkë kanë katër fëmijë – North, tetë, Saint, gjashtë, Çikago, tre dhe Psalm, dy.
Kim bëri kërkesë për divorc në shkurt të vitit të kaluar pas muajsh thashetheme se martesa e saj me Kanye ishte në prag të kolapsit. /Telegrafi/