Telegrafi

Kim Kardashian magjeps me një dukje joshëse, në një jaht luksoz në fotografitë e reja

Kim Kardashian magjepsi audiencën e saj në Instagram prej 361 milionë të premten, teksa ndau fotografi të reja.

Miliarderja 43-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në Indi me motrën Khloe Kardashian, ndau fotografi magjepsëse duke e shfaqur atë në një jaht luksoz.

Bukuroshja ishte e veshur me një bluzë ngjyrë gri pa kurriz dhe dollake të zeza të ngushta, në imazhet mahnitëse të fotografit Nicolas Gerardin, shkruan DailyMail.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Ajo ka shfaqur një pamje seksi, e cila jo vetëm që zbuloi të pasmet e saj të tonifikuara, por edhe ngacmonte dekoltenë.

Nëna e katër fëmijëve dukej tipike e mrekullueshme me grim të butë dhe me pamje natyrale.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Flokët e saj të gjata korbi ishin të lirshme dhe frynë nga flladi i oqeanit, duke bërë edhe më mahnitëse pamjen e saj.

Anash në përzgjedhjen e pesë fotografive, ishin një palë taka të zeza me rripa të tejdukshëm, teksa Kardashian shkonte zbathur. /Telegrafi/

Foto: Kim Kardashian/Instagram
Foto: Kim Kardashian/Instagram
Foto: Kim Kardashian/Instagram