Kim Kardashian-West e cila pozoi nudo për kopertinën e revistës Paper, është kurorëzuar me çmimin “Pushto internetin”, gjatë ceremonisë Webby Awards në New York, mbrëmjen e së martës.
Sipas rregullave të çmimit, fituesit i lejohen të thotë vetëm pesë fjalë në fjalim.
Fjalët e zgjedhura të Kim Ishin “Selfie nudo derisa të vdes”.
Padyshim që fjalët i referoheshin fotos që ylli i reality show postoi në Twitter dy muaj më parë ku shfaqej nudo, dhe që pushtoi të gjithë rrjetet sociale. /Telegrafi/