Telegrafi

Kim Kardashian lë të dyshohet se ka nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Pete Davidson

Kim Kardashian është ndarë që një kohë nga Pete Davidson dhe momentalisht është deklaruar beqare.

Ylli televiziv së fundmi la të kuptohet për një lidhje të re me një burrë misterioz, me nofkën “Fred”, në një promo për episodin “Kardashians” të javës së ardhshme.

“Miqtë e mi donin që unë të takohesha me dikë”, i tha ajo Scott Disick në klipin, të cilin Hulu e publikoi të enjten.

Foto: Hulu

Kardashian, 42 vjeçe, qeshi kur Disick, 40 vjeçar, propozoi emrin e fshehtë.

“Le ta quajmë këtë djalë ‘Fred'”, a i plotëson ai standardet?”, tha ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

Më vonë, Kardashian u kap në kamera duke shkruar mesazhe dhe duke buzëqeshur gjatë një rrëfimi.

Foto: Hulu

Kur një producent e pyeti nëse ajo po i dërgonte mesazhe “Fredit”, ajo u përgjigj: “Po”.

Kim ndërkohë filloi të takohej me yllin e “Saturday Night Live” në tetor 2021.

Foto: Hulu

Të njëjtit u ndanë nëntë muaj më vonë dhe si arsye ishte diferenca e madhe në moshë.

Kim nga ana tjetër ka qenë në vëmendje të madhe edhe për divorcin nga reperi Kanye West.

Foto: Instagram

Ish-çifti ndajnë bashkë katër fëmijë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images