Telegrafi

Kim Kardashian i lë pak vend imagjinatës, ndërsa pozon me bikini

Ajo e di se si të promovojë një produkt.

Në të njëjtën ditë ajo po lansonte linjën e saj të re të kozmetikës, kur Kim Kardashian publikoi një fotografi tejet provokuese në faqen e saj të Instagramit.

Kim Kardashian (Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

38-vjeçarja shfaqi linjat e saj atraktive në rroba banje të zeza, të premten, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Këtë fotografi, ajo e publikoi me dëshirën e rikujtimit të pushimeve të fundit, të cilat i bëri në Kosta Rikë bashkë me familjen e saj.

Shikimi i Kimit në këtë fotografi dhe makijazhi i lehtë i realizuar në pamjen e saj, ka bërë që paraqitja e bukuroshes në këtë imazh të pëlqehet akoma më shumë nga fansat.

Kështu, Kim arriti që të bëjë një tjetër reklamë të përkyer për produktet e saj KKW Beauty, ndërsa mori mijëra pëlqime dhe komente nga fansat e saj. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)