Telegrafi

Kim Kardashian ‘la në hije’ debutimin e Kylian Mbappe në stadiumin Santiago Bernabeu

Kim Kardashian mori vëmendje të gjerë në internet pas pjesëmarrjes së saj në ndeshjen e parë të Real Madridit, njëherësh ndeshja debutuese për Kylian Mbappe.

Influencerja mori një vëmendje të madhe ditëve të fundit, edhe për faktin se u takua me një mori lojtarësh të ekipit spanjoll, duke përfshirë Vinicius Jr dhe Jude Bellingham.

Përveç kësaj, uebfaqja zyrtare e klubit të Real Madridit ka ndarë me 166 milionë ndjekësit një fotografi të Kim Kardashian me presidentin ekipit, Florentino Perez.

“Kim Kardashian viziton Bernabeun”, ishte përshkrimi i llogarisë zyrtare të Real Madrid.

Kardashian ishte e pranishme në ndeshjen hapëse, për t’i mundësuar një takim djalit të saj tetëvjeçar me Vinicius Jr.

Fotografitë e saj gjatë vizitës në qendrën stërvitore të ekipit kanë bërë xhiron me të madhe në internet.

Kujtojmë se Reali fitoi me rezultat 3:0 dhe kështu arriti në fitoren e parë sezonale, pasi në ndeshjen Mallorca-n barazoi 1:1. /Telegrafi/