Telegrafi

Kim Kardashian kur ka regjistruar videon pornografike dhe u martua: Kam qenë e droguar

Kim Kardashian ka tronditur botën me të pathënat në episodin e fundit të shfaqjes “Keeping Up with the Kardashians”.

Ajo ka treguar se ka qenë e droguar kur ka xhiruar një video seksuale dhe gjatë një martese.

Bukuroshja pranon se ka eksperimentuar me drogën në fillim të njëzetave. Ajo zbuloi se ishte në ekstazë kur u martua me producentin e muzikës, Damon Thomas dhe se mori të njëjtën drogë gjersa incizoi marrëdhënien seksuale me ish të dashurin, Rey Jay.

Damon Thomas

“Herën e parë kur u martova isha në ekstazë. Sërish kur e provova ishte koha e regjistrova videon pornografike. Kjo është e vërtetë dhe të gjithë e njohin. Video tregon se si nofulla ime lëkundet”, tha motra e Kendall Kardashianit dhe dhëndrit të saj të parë, Scott Disck.

Ky informacion habiti jo vetëm anëtarët e familjes Kardashian-Jenner, por edhe tifozët e tyre.

Kim, kujtojmë, së pari u martua me Damon Tomas në vitin 2000 dhe u shkurorëzua pas katër viteve të dallimeve të pakapërcyeshme. Më vonë u përfol se Tomas e rrahu Kimin. Ai dyshohet se e grushtoi në kokë dhe e shtyu aq shumë, sa që ajo u përplas për murin, shkruan “Daily Mail”.

Më pas ajo u martua me Kanye Westin dhe ka tre fëmijë – vajzën North West dhe djemtë, Saint West dhe Chicago West .

Para reperit amerikan, ajo ishte e martuar me lojtarin e basketbollit, Chris Humphries. Edhe pse ata u shkurorëzuan zyrtarisht vetëm pas dy vjetësh, martesa e Kimit dhe Chrisit zgjati për 72 ditë. /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Chris Humphries