Ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, është një nga personazhet më me ndikim në rrjetet sociale.
Por jo e tillë ka qenë gjithmonë dhe herë pas here, duket se bukuroshes së njohur i mungon koha kur nuk ishte famshme dhe nuk kishte obligime të shumta në atë kohë, siç i ka sot.
Kjo është edhe arsyeja që mesa duket ka bërë Kim Kardashianin të publikojë një fotografi të së kaluarës në rrjetin social Instagram.
bëhet fjalë për një imazh të realizuar në moshën 18-vjeçare, kur si e re kishte vizituar shkretëtirën e Arizonës.
Kim Kardashian e quan sot atë një “jetë të thjeshtë”, për të cilën mesa duket ndjen nostalgji herë pas here.
“Jeta e thjeshtë … Kur isha 18 vjeçe. Khloe dhe unë udhëtonim në Arizona për të vizituar Allison & Kourt”, ka shkruar Kim në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/