Telegrafi

Kim Kardashian kujton dukjen e saj si 16-vjeçare, pak ditë pasi u shfaq duke vajtuar për martesën e dështuar

Ajo po kthehet përsëri nga e kaluara, pak kohë pasi përfundoi 14 vjet filmimi të jetës së saj në ekran, me përmbylljen e serialit “Keeping Up With The Kardashians”.

Dhe Kim Kardashian ndau me ndjekësit një fotografi të sajën, që e kishte realizuar kur ishte vetëm 16-vjeçe, shkruan DailyMail.

Këtë fotografi, Kardashian e publikoi për 209 milionë ndjekësit e saj në Instagram të martën në mëngjes.

Kim kishte vënë një byzylyk të thjeshtë prej ari të markës ‘Cartier’ ndërsa pushonte në diell dhe shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “16 vjeçe KK”.

Nëna e katër fëmijëve duket se ishte në trazira në një vështrim të fshehtë të sezonit të ardhshëm, që do të jetë i fundit për “Keeping Up With The Kardashians”.

Klipi paralajmërues i emisionit të fundit, i cili u publikua të hënën, tregon disa nga momentet e rëndësishme familjare që janë dokumentuar nga Kanali E! për 19 sezone të serialit.

Dhe gjithashtu ngacmon një dramë të ardhshme, pasi fansat marrin një vështrim të shkurtër në betejën e Kim Kardashianit për të shpëtuar martesën e saj gjashtë-vjeçare me Kanye West.

“Ndihem si një humbëse”, u thotë Kim me lot anëtarëve të familjes ndërsa mposhtet nga emocionet.

Megjithatë në emisionin e fundit të serialit, unaza e martesës ndodhej ende në dorën e saj të majtë.

Në fillim të këtij viti u raportua se Kim, 40 vjeçe, do të diskutonte mbi fundin e martesës së saj me Kanye West. /Telegrafi/