Telegrafi

Kim Kardashian i kthehet Facebookut, por jo edhe Instagramit! (Foto)

Ylli botëror, Kim Kardashian i është kthyer rrjeteve sociale.

Prej incidentit, kur Kim Kardashian ishte grabitur në kryeqytetin francez të Parisit, ajo kishte ndaluar së publikuari fotografi nëpër rrjetet sociale.

Mirëpo, dje ka thyer heshtjen me publikimin e një foto me anë të së cilës ajo ka promovuar firmën e mbështjellësve të telefonave “LuMee”.

Kim Kardashian gjithashtu ka publikuar një artikull të asistentes Stephanie Sheppard dhe një video, ku Kim është së bashku me motrën Kourtney. /Telegrafi/

Postimi i fundit në Instagram para katër javëve