Ylli Kim Kardashian është shumë e ndjekur nga miliona njerëz në rrjetet sociale.
Ajo duket gjithnjë bukur në fotografi, dhe për këtë gjë Kim i falenderohet stafit të saj, i cili kujdeset për çdo detaj që ajo të duket sa më e freskët dhe e kuruar në paraqitjet e saj.
Të gjithë e dinë që pjesë e stafit të saj është edhe një shqiptar, grimeri Mario Dedivanovic i cili njihet edhe si ‘krahu i djathtë’ i superyllit Kardashian.
Kjo e fundit ka publikuar një fotografi bashkë me të në Instagram, ku në statusin e saj ka shkruar plot fjalë krenarie për grimerin e saj,
“E dua këtë fotografi me Marion, është shkrepur para se të dilnin në skenën e “Master Class” në Dubai. Kam dëgjuar shumë këshilla të tij të make-up dhe jam e nderuar që kam qenë pjesë. Nuk mund ta besoj që po bëhet gati një dekadë që punojmë bashkë. Kemi ende gjëra të tjera për të bërë”, shkruan Kim në postimin e saj në Instagram. /Telegrafi/