Kim Kardashian hyri në Instagram të mërkurën (28 shtator) për të ndarë disa foto me stil përkrah vajzës së saj North West.
Ylli 41 vjeç, shfaqi linjat e saj me një fustan të zi të shkurtër dhe dukej si gjithmonë e mahnitshme, ndërsa u pa në një dalje me vajzën nëntë vjeçare.
“Një dyshe”, ka shkruar nëna krenare e katër fëmijëve në postimin, i cili mori mijëra pëlqime në vetëm pak orë.
Themeluesja e “Skims” e kombinoi ‘look’-un me çorape të zeza, taka dhe një pallto të përmasave të mëdha.
Bukuroshja la flokët e saj të zbardhura prej platini në një stil unik, me disa fije të mbetura jashtë për të kornizuar fytyrën e saj.
Kim kishte një fytyrë plot shkëlqim që përfshinte qerpikë më të mëdhenj, një nuancë rozë dhe një buzëkuq nudo.
Ndërkohë North u koordinua me nënën e saj, e veshur e tëra në të zeza teksa mbante edhe syze dielli.
Në një foto dyshja nënë e bijë shiheshin së bashku duke dalë nga një hotel, ndërsa në një tjetër ata pozuan në pjesën e pasme të makinës së tyre.
Kim gjithashtu tregoi veshjen e saj në dy poza solo nga brenda një ashensori.
Kjo vjen pasi episodi i dytë i sezonit të ri të “The Kardashians” u transmetua në Hulu të mërkurën. Në episodin Kim u pa duke diskutuar me motrën e saj Khloe, mbi humbjen e saj në peshë.
Kim i tha Khloe se familja e saj është e shqetësuar se ajo po humbet shumë peshë për shkak të stresit për skandalin e mashtrimit të Tristan Thompson.
“Dukesh shumë e dobët. Unë do të them që Kendall dhe Kylie – jo se po përpiqem t’i largoj – por ata më dërguan mesazhe dhe më thanë se ishin pak të shqetësuar për ty, sepse ti je vërtet dobët”, i tha Kim.
Khloe hodhi gjithashtu një bombë tjetër që nuk i tha kurrë familjes së saj se Tristan në fakt i propozoi asaj, por ajo e refuzoi atë dhe madje nuk ia tha askujt të familjes lajmin. /Telegrafi/