Kim Kardashian, përmes një postimi në blogun e saj ka zbuluar se i pëlqejnë robdishambërat e hoteleve, madje ka pasur raste që i ka vjedhur ato.
“Një prej gjërave që më pëlqejnë më tepër nëpër hotele janë robdishambërat e bardhë të dhomave. Ata që udhëtojnë me mua e dinë këtë fiksim”, ka treguar ajo.
Madje 35 vjeçarja ka treguar se ka vjedhur dy të tillë që i kanë pëlqyer.
“Madje do t’ju tregoj se kam vjedhur dy robdëshambër, në Dubai dhe Beverly Hills, pasi kanë qenë më të mirë se gjithë të tjerët”, ka thënë ylli i “Keeping Up With The Kardashians”.