Telegrafi

Kim Kardashian kërkon të jetë e grimuar edhe kur shkon në tualet

Kim Kardashian është e njohur si një prej femrave më glamuroze të planetit dhe duket se asgjë s’mund ta ndalë atë drejt forcimit të këtij reputacioni.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians’ i ka dhënë skuadrës së saj të grimit instruksione strikte se ajo duhet që të duket sa më mirë që është e mundur edhe nëse kjo do të thotë se duhet të grimohet kur shkon në tualet.

(Foto: Getty Images)

Duke diskutuar spekulimet për jetën e saj private, nëna e tri fëmijëve ka pranuar se ajo kërkon të sigurohet se e ka të realizuar grimin edhe kur ajo s’mund të komunikojë.

“Unë e kam bërë një seksion që nëse jam jashtë dhe s’mund të komunikoj me veten dhe po bëj nevojën e madhe, definitivisht duhet të kem flokët, thonjët dhe grimin të përkryer”.

“Unë dua të dukem sa më mirë që është e mundur”, potencoi bukuroshja.

Aktualisht Kim po qëndron në Japoni me motrat e saj në kuadër të një projekti të përbashkët. /Telegrafi/