Kim Kardashian mahniti me një fustan të zi dhe të ngushtë në eventin “LACMA Art + Film Gala” që u mbajt të shtunën mbrëma (5 nëntor)në Los Angeles.
Ylli 42 vjeç, theksoi format në fustanin nga lëkura, ndërsa motra e saj modele Kendall Jenner, 27 vjeçe, la pak vend imagjinatës në një fustan dizajn transparent në pjesën e sipërme kombinuar me atë të poshtme nga argjendi.
Për të mos u lënë në hije nga Kim dhe Kendall, aktorja dhe regjisorja, Olivia Wilde, në ngjarjen ekskluzive kur mbërriti me një fustan “Gucci” me ngjyra dhe dizajn vezullues të zbukuruar me doreza të kuqe.
Gala e 11-të vjetore, e prezantuar nga “Gucci”, u mbajt në Muzeun e Artit të Qarkut të Los Angelesit. Fituesi i çmimit “Oscar”, Leonardo DiCaprio dhe Chow, ishin bashkë-organizatorë të ngjarjes.
Sipas njoftimit zyrtar për shtyp, ceremonia nderoi artisten Helen Pashgian. Ajo është “një pioniere me ndikim të lëvizjes së Dritës dhe Hapësirës në Kaliforninë Jugore, së bashku me regjisorin kryesor korean, Park Chan-wook”.
“Të ardhurat nga gala vjetore Art+Film shkojnë drejt nënshkrimit të iniciativës së LACMA-s për ta bërë filmin më qendror në programin kuratorial të muzeut, duke financuar gjithashtu misionin më të gjerë të LACMA-s. Kjo përfshin ekspozita, blerje dhe programe arsimore, përveç shfaqjeve që eksplorojnë kryqëzimin e artit dhe filmit”, thuhet në deklaratë.
Paris Hilton dhe bashkëshorti i saj Carter Reum ishin në mesin e të pranishmëve në event.
Të ftuar të tjerë përfshinin: Billie Eilish, Addison Rae, Selma Hayek, Sofia Boutella, Haidi Klum, Alessandra Ambrosio dhe Laura Harrier. /Telegrafi/