Kim Kardashian gjatë ditës së djeshme (e diel) ka shpenzuar kohën së bashku me fëmijët në një liqen.
39-vjeçarja përmes rrjetit social Instagram ka ofruar mundësinë fansave të shohin momentet e sa të lumtura, shkruan Mirror.
Ajo është shfaqur e veshur me një palë bilini të përmasave më të vogla, ndërsa mbante edhe një palë këpuca të firmës ‘Yeezy’.
Së bashku me vajzën e saj North, ajo ka kërcyer në ujë ndërsa kamera kishte kapur momentin e hedhjes.
Një ditë e shpenzuar jashtë nga familja e saj vjen pas spekulimeve për ndarjen e saj me Kanye West.
Por kjo si duket nuk është e vërtetë, pasi ditë më parë ajo solli imazhe të përbashkëta me bashkëshortin e saj. /Telegrafi/