Telegrafi

Kim Kardashian ka vënë pirsing në një vend krejtësisht të pazakonshëm dhe ka iniciuar trend të ri mode! (Video)

Kim Kardashian gjithmonë ka qenë e njohur për lëvizjen e kufijve të modës, mirëpo, si duket, këtë herë ka shkuar tepër larg.

Dama e njohur në rrjetën shoqërore Snapchat ka prezantuar shpikjen e vet të modës – pirsing të thonjve! – transmeton Telegrafi.

Natyrisht, nuk janë të vërtetë, por thonj artificialë, duke pasur parasysh që thonjtë e saj nuk do të mund t’i përballonin vrimat e shumëfishta.

Do të jetë interesante se sa Kim do t’u bëjë ballë këtyre thonjve, sepse është e pamundshme të bëhen punët e përditshme me “pesha” të tilla, shkruan “Daily Mail”.

Mirëpo, nuk dyshojmë që më e njohura e motrave Kardashian tashmë të gjejë zgjidhje të mençur për këtë problem të vogël. /Telegrafi/