Telegrafi

Kim Kardashian ka kryer marrëdhënie intime me Pete Davidsonin pranë oxhakut për nder të gjyshes së saj

Ylli televiziv ka bërë një rrëfim tjetër për lidhjen e saj me ish-partnerin Pete Davidson gjatë episodit të ri të “The Kardashians”

Kim i tha gjyshes së saj 88-vjeçare MJ në episodin e fundit të “The Kardashians” se kishte kryer marrëdhënie me Davidson para një oxhaku për ta ‘nderuar’ atë.

“Pete dhe unë ishim duke qëndruar në hotelin Beverly Hills fundjavën e kaluar dhe ne ishim ulur para oxhakut duke folur për orë të tëra”, filloi themeluesja e “Skims” rrëfimin.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“Dhe unë i thashë, ‘Gjyshja ime më tha se ti e jeton vërtet jetën kur bën seks para oxhakut’, i thash, dhe kështu ne kryem marrëdhënie para oxhakut për nder tëndin”, u shpreh Kim.

Kim, 41 vjeç, pranoi se veprimi ishte “me të vërtetë i pakëndueshëm’ megjithëse MJ-së dukej se i interesonte vetëm nëse ndodhte në hollin e hotelit apo në mënyrë private.

“Sa e pakëndshme të mendosh për gjyshen tënde përpara se të bësh seks”, tha Kim.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“Por edhe unë kam qenë e re dikur”, ndërhyri gjyshja e yllit televiziv.

Por, përkundër kësaj romance, ylli i “Kardashians” dhe komediani  u ndanë në fund të verës pas nëntë muajsh lidhje.

“Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq”, tha një burim i afërt me Kim atë kohë.

“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre kërkuese e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje”, tha tutje ky burim.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Një burim tjetër ndërkohë ka thënë se në këtë vendim ka kontribuar diferenca e moshës së dyshes.

Në kohën e ndarjes, Davidson, 28 vjeç, kishte kaluar shumë nga koha e tij duke punuar në një film në Australi, ndërsa nëna e katër fëmijëve ishte duke u marrë me bizneset e saj dhe duke u përkujdeset për bashkë-prindërim me ish-bashkëshortin Kanye West.

Lexo po ashtu Kim Kardashian punëson sigurim shtesë për fëmijët e saj pasi Kanye West zbuloi emrin e shkollës që ata ndjekin

As Davidson dhe as Kim nuk duket se janë në lidhje aktualisht, ndërsa, West së fundmi është parë në shoqëri të modeles, Juliana Nalu. /Telegrafi/