Ylli televiziv ka bërë një rrëfim tjetër për lidhjen e saj me ish-partnerin Pete Davidson gjatë episodit të ri të “The Kardashians”
Kim i tha gjyshes së saj 88-vjeçare MJ në episodin e fundit të “The Kardashians” se kishte kryer marrëdhënie me Davidson para një oxhaku për ta ‘nderuar’ atë.
“Pete dhe unë ishim duke qëndruar në hotelin Beverly Hills fundjavën e kaluar dhe ne ishim ulur para oxhakut duke folur për orë të tëra”, filloi themeluesja e “Skims” rrëfimin.
“Dhe unë i thashë, ‘Gjyshja ime më tha se ti e jeton vërtet jetën kur bën seks para oxhakut’, i thash, dhe kështu ne kryem marrëdhënie para oxhakut për nder tëndin”, u shpreh Kim.
Kim, 41 vjeç, pranoi se veprimi ishte “me të vërtetë i pakëndueshëm’ megjithëse MJ-së dukej se i interesonte vetëm nëse ndodhte në hollin e hotelit apo në mënyrë private.
“Sa e pakëndshme të mendosh për gjyshen tënde përpara se të bësh seks”, tha Kim.
“Por edhe unë kam qenë e re dikur”, ndërhyri gjyshja e yllit televiziv.
Por, përkundër kësaj romance, ylli i “Kardashians” dhe komediani u ndanë në fund të verës pas nëntë muajsh lidhje.
“Kim dhe Pete kanë vendosur të jenë thjesht miq”, tha një burim i afërt me Kim atë kohë.
“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre kërkuese e bënë vërtet të vështirë ruajtjen e një lidhjeje”, tha tutje ky burim.
Një burim tjetër ndërkohë ka thënë se në këtë vendim ka kontribuar diferenca e moshës së dyshes.
Në kohën e ndarjes, Davidson, 28 vjeç, kishte kaluar shumë nga koha e tij duke punuar në një film në Australi, ndërsa nëna e katër fëmijëve ishte duke u marrë me bizneset e saj dhe duke u përkujdeset për bashkë-prindërim me ish-bashkëshortin Kanye West.
As Davidson dhe as Kim nuk duket se janë në lidhje aktualisht, ndërsa, West së fundmi është parë në shoqëri të modeles, Juliana Nalu. /Telegrafi/