Telegrafi

Kim Kardashian ka humbur 13 orë për të rregulluar flokët: Ajo duket bukur me stilin e ri (Foto)

Kim Kardashian, ylli më i famshëm në botë, u shfaq disa muaj më parë me flokët platin të kaltër dhe kohët e fundit i ka shkurtuar në mënyrë asimitrike.

Për të ruajtur ngjyrën e saj të përsosur dhe veçanërisht rrënjët e flokëve të saj, Kim Kardashian zbuloi se ishte detyruar të kalonte orë të tëra rreth rregullimit të flokëve.

“Kam kaluar disa ditë të fundit duke ruajtur rrënjët e flokëve të mia. O zot për rreth 13 orë. Kjo ngjyrë kërkon shumë mirëmbajtje”, u ankua Kardashian.

Por kjo nuk është një surprizë për Kimin, e cila i ishte nënshtruar një procesi të ngjashëm të gjatë kur kaloi nga zeshkane në bionde.

“Kur kisha flokët e kaltra, unë kisha frikë nëse flokët do të më dëmtoheshin”, i tha ajo “People Style”.

“Në pjesën e parë të trajtimit, u deshën 12 orë për të ngjyrosur flokët”, shpjegoi ajo, duke shtuar se “pas kësaj, për pesë orë flokët morën ngjyrën e duhur”, tha Kimi.

Ndryshe, bukuroshen amerikane do ta shohim edhe në projekte të reja gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/