Site icon Telegrafi

Kim Kardashian, joshëse me kostum të larjes (Foto)

Kur Kim Kardashian ia vë vetit një objektiv, ajo nuk heq dorë. Dorëzimi për të s’është opsion.

Rasti më konkret është misioni i yllit televiziv amerikan për të hequr disa kilogramë të tepërt pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, djalit Saint West, në dhjetorin e 2015-së.

Bukuroshja 35-vjeçare të enjten ka bërë një selfie ‘të nxehtë’, për t’i treguar të gjithëve për përparimin që është duke bërë në këtë drejtim.

Ajo kishte veshur një kostum të zi të larjes, e trupi i saj dukej fantastik.

Exit mobile version