Telegrafi

Kim Kardashian ishte ndjekur nga plaçkitësit, dy fotografë dëshmitarë

Një ditë përpara sulmit dy persona kanë ndjekur mbretëreshën e rrjeteve sociale, Kim Kardashian.

Bëhet fjalë për dy paparacët të cilët thonë se kanë qenë dëshmitarë, kur dy hajdutët kanë ndjekur nga pas Kim Kardashian.

Pas shfaqjes së Balmain të enjten në mbrëmje , njëri nga paparacët ka thënë se dy hajdutët e kanë ndjekur zonjën Karadashian deri tek restaurant “Ferdi”. Ai tha është i sigurt që dy hajdutët ishin njëri me veturë dhe tjetri me skuter dhe se ishin nga Franca.

Një tjetër fotograf thotë t’i ketë njohur të dyshimtit, dhe është shprehur i sigurt se ata nuk ishin as fotografë e as fansa. Njëri prej tyre është pyetur rreth punës së tij , dhe përmes deklarimit të rrejshëm ai ka thënë njëherë se është fqinj i Kimit, e më pas ka thënë se është polic.

Kim Kardashianit i janë vjedhur stoli me vlerë prej 10 milionë dollarë, pas një plaçkitje në apartamentin e saj të marrë me qera.