Site icon Telegrafi

Kim Kardashian injorohet nga Anna Wintour gjatë sfilatës së Victoria Beckham në Paris

Kim Kardashian duket se është përbuzur nga Anna Wintour gjatë një eventi të fundit.

Ylli i Hulu dhe kryeredaktorja e “Vogue” morën pjesë në një event të modës si pjesë e Javës së Modës në Paris.

Në një klip të postuar në X, i njohur më parë si Twitter, Kim, 42 vjeç, shkoi me shpejtësi në vendin e saj për shfaqjen e modës së Victoria Beckham.

“Anna Wintour duket se e përbuz Kim Kardashian pasi ajo mbërriti me vonesë në sfilatën e Victoria Beckham”, thuhej në Twitter.

Themeluesja e “SKKN” kaloi David Beckham, 48 vjeç dhe e përqafoi duke i dhënë një puthje të shpejtë në faqe.

Ndërkohë, Anna, 73 vjeçe u ul pranë futbollistit të famshëm dhe shmangu t’i thoshte diçka Kimit.

Anna mbante syze dielli dhe krahët e kryqëzuar ndërsa Kim shkoi të ulej pranë nënës së saj, Kris Jenner, 69 vjeç.

Në klipin tjetër, Anna u largua nga vendi i saj dhe Kim iu afrua Davidit, shumë fansa besojnë se Anna e zhvendosi qëllimisht vendin e saj për t’u larguar nga Kim.

Megjithatë, foto të tjera zbuluan se Anna qëndroi e ulur pranë bashkëthemelueses së “Skims” gjatë shfaqjes – dyshja madje u panë duke folur me njëri-tjetrin paraprakisht.

Para se të hynte në event, nëna e katër fëmijëve pozoi për fotografët ndërsa ishte në Paris të Francës.

Kim kishte veshur një fustan të ngushtë me rripa të hollë dhe pjesën e qafës të thellë për të treguar dekoltenë e saj, ndërsa i gjithë trupi i saj ishte i mbuluar nga fustani rozë deri në dysheme.

Veshja e saj ngjitej për trupi dhe i vinte në pah format joshëse. Kardashian e kombinoi fustanin e saj me një sasi të madhe bizhuterish Pasquale Bruni.

Ajo kishte veshur një gjerdan të madh dhe një tjetër kryq, të dyja të mbuluara me diamante.

Ylli i Kardashians kishte veshur edhe dy unaza argjendi të zbukuruara me bizhuteri të tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version