Telegrafi

Kim Kardashian hidhëron fansat me detajet prej testamentit

Ajo arriti të pasurohet në një mënyrë shumë të pazakontë, duke shfrytëzuar edhe trupin për të fituar miliona euro.

Kim Kardashian është një ndër femrat më të përfolura në mediat rozë ndërkombëtare, ndërsa së fundi ka arrit sërish të tërheq vëmendjen e tyre.

Në fakt, bashkëshortja e Kanye West ka kapërcyer vetveten teksa zbuluar detajet e testamentit të saj.

Ajo ka shkruar në “letrën para vdekjes” se kur të sëmuret apo të arrij në një moshë shumë të vjetër, dëshiron të duket shumë bukur, e cila gjë ka hidhëruar fansat.

“Edhe në qoftë se unë nuk mund të flas, të rregulloj flokët ose thonjtë dhe të bëj makijazh – duhet të dukem e përsosur. Unë dua të duken bukur deri në frymën e fundit”, ka shkruar ajo.

Në intervistën e fundit që për “Elle”, ajo pranoi se burri i saj e kontroll plotësisht jetën e saj.

“Ai menaxhon jetën time dhe më jep udhëzime. Kur diçka nuk shkon në rregull, menjëherë më dërgon lajme, rekomandime”, tha ylli amerikan me prejardhje armene.

Theksojmë se Kim dhe Kanye janë martuar që nga viti 2014 dhe kanë tre fëmijë – vajzën North, Saint dhe Chicago. /Telegrafi/