Telegrafi

Kim Kardashian fshihet në publik pas një paruke boinde, mes thashethemeve që ajo ka nisur një lidhje të re me reporterin Van Jones

Kim Kardashian gjeti një mënyrë të fshehtë për të dalë në publik, kur vuri një paruke bionde, pak ditë pas zërave se ajo po del me reporterin e CNN-it, Van Jones.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, e cila kërkoi divorcin nga burri Kanye West dy muaj më parë, u lajmërua në Instagram për të ndarë fotografitë me fansat e saj – si pjesë e një fushate për linjën e re të markës së saj ‘SKIMS’.

Për të shtuar ndjesinë e hollësishme të fotografive, ylli u shfaq duke vendosur në kokë edhe një kapele bejsbolli të ‘New York Yankees’ dhe një palë syze dielli me stil, shkruan DailyMail.

Pasi u fsheh në një dhomë hoteli ndërsa lexonte lajmet në tabloide të ndryshme për jetën e saj, ylli 40 vjeçar, u pa duke hequr më pas parukën e saj ndërsa përgatitej të dilte nga ashensori i hotelit dhe të shfaqej në publik.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që Kim është parë në versionin bjonde, pasi ajo ka eksperimentuar me këtë pamje edhe në të kaluarën.

Në çastet e tjera, sipërmarrësja e “KKW Beauty”, dukej se po pushonte nga realiteti ndërsa shijonte një tas me drithëra Fruity Pebbles dhe punonte në një ditë rutinore.

Fotografitë tjera e shfaqën atë me një buzëqeshje të ndritshme, duke vendosur një paruke bionde dhe një kapele basketbolli të ‘Knicks’, ndërsa ajo hyri në një ashensor.

“Ky koleksion përmban një pëlhurë të re të butë dhe të krehur. Këto janë pizhamet tona më të buta ndonjëherë dhe mezi po pres që të gjithë t’i ndiejnë këto”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Këto imazhe të saj vijnë mes thashethemeve që Kim po shoqërohet me reporterin 52-vjeçar Van pas divorcit nga Kanye West.

Ndërsa çifti kanë qenë shokë për vite me radhë, fansat spekulojnë se miqësia e tyre mund të jetë bërë romantike gjatë praktikës së saj katër-vjeçare të ligjit me organizatën e tij jopartiake me bazë në Oakland, të quajtur #cut50.

Burime pranë Kardashian, megjithatë, po hedhin poshtë spekulimet për një romancë, duke thënë se dyshja kanë një marrëdhënie të gjatë pune së bashku dhe një interes të përbashkët në reformën e drejtësisë penale. /Telegrafi/