Telegrafi

Kim Kardashian flet për herë të parë për nënën surrogate që do t’ia lindë fëmijën e tretë (Foto)

Superylli Kim Kardashian ka bërë të ditur se në vitin 2018 do të vijë në jetë fëmija i saj i tretë.

Për shkak të shëndetit, asaj iu propozua që fëmijën ra lindë nga një nënë surrogate (zëvendësuese), gjë e cila nuk ka qenë aspak e lehtë për 37-vjeçaren.

Nëna surrogate (zëvendësuese) që do të lindë fëmijën e tretë të Kim Kardashian

Kim, në një intervistë të dhënë për episodin e fundit të “Keeping Up With Kardashians”, ka folur rreth faktit se sa të vështirë e kishte t’ia besonte fëmijën e saj një nëne surrogate.

“Të gjesh një surrogate dhe një person që më të vërtet i beson është shumë më e vështirë së çdo situatë tjetër” tha Kim.

Aktualisht, ajo dhe bashkëshorti i saj kanë dy fëmijë, vajzën North dhe djalin Saint.

Ndërkohë, gjinia e foshnjës së nënës surrogate, ende nuk është bërë e ditur për mediat. /Telegrafi/