Site icon Telegrafi

Kim Kardashian fiton deri në 500 mijë euro për një postim në Instagram!

Kim Kardashian West (Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver)

Ylli Kim Kardashian ka raportuar së fundmi përmes disa dokumenteve ligjore se sa influencuese dhe e fuqishme është.

Ajo ka ngritur padi ndaj kompanisë “Missguided USA”, e cila sipas saj ka shrytëzuar imazhin e Kardashianit për reklamë, pa marrë miratim nga ajo.

Kim Kardashian (Foto: Michael Loccisano/Wire Image/Guliver)

Ndër të tjerash, në dosjen e dorëzuar në Gjykatë, Kim përmend faktin se ajo fiton nga 300 deri në 500 mijë dollarë për një postim në Instagram.

Sipas saj, është jo e rregullt që kompania të reklamojë me imazhin e saj pa pasur marrëveshje, dhe për këtë arsye ajo i ka paditur ata me dëmshpërblimin prej pesë milionë dollarëve.

Kim Kardashian (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images/Guliver.)

Megjithatë, “Missguided USA” edhe pse të paditur nuk kanë vendosur fare t’i kundërpërgjigjen Kimit.

Në akt-padi, 38-vjeçarja nuk ka lënë pa përmendur edhe faktin se merr oferta të majme nga kompani të ndryshme për t’i reklamuar në Instagram, por që edhe i refuzon me raste kur produktet e kompanisë nuk i pëlqejnë. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Michael Kovac/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version