Telegrafi

Kim Kardashian fiton 2.7 milionë dollarë pasi paditi kompaninë që i vodhi stilin e veshjes

Kim Kardashian (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

Kim Kardashian ka arritur të fitojë një shumë të mëdha parash nga një kompani e modës, të cilën e akuzoi për vjedhje muaj më parë.

Në shkurt të këtij viti ajo ka ngritur padi kundër markës amerikane Missguided USA për kopjimin e veshjeve, pa lejen e saj, ndërsa ka marrë si dëmshpërblim 2.7 milionë dollarë.

Bazuar në dokumentet, gjyqtari ka shkruar se “Missguided” ka përdorur në mënyrë të përsëritur emrin dhe ngjashmërinë e Kardashian pa leje, në platformat e saj të mediave sociale për të promovuar shitjen e veshjeve të tyre.

Kim Kardashian

Gjykata vuri në dukje se marka kishte faqe të dedikuara për stilet e kopjuar nga Kardashian dhe përdorte imazhet e jetës së saj të vërtetë për ta bërë të dukej se ajo kishte lidhje me këtë kompani.

Lexo po ashtu Pas zemërimit të japonezëve, tërhiqet Kim Kardashian

Gjithashtu, ylli televiziv ditë më parë prezantoi linjat e reja të të brendshmeve, të emëruar sipas një veshjeje tradicionale, “Kimono”, gjë që ka shkaktuar debat të madh në shtetin e traditës dhe kulturës, Japoni. /Telegrafi/