Site icon Telegrafi

Kim Kardashian është një prej emrave “më të rrezikshëm” për të kërkuar në internet

Kim Kardashian (Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver)

Me 118 milionë ndjekës në Instagram, 58 milionë ndjekës në Twitter dhe të hyra neto prej 270 milionë funte, Kim Kardashian West është padyshim një nga individët më të njohur në botë.

Ndërsa shumë njerëz në botë mund të bëjnë kërkime në Google për jetën e saj ose familjes Kardashian në përgjithësi, mund të vihen në rrezik nga jo-siguria kibernetike, shkruan The Independent, transmeton Telegrafi.

Një studim i kohëve të fundit i kryer nga firma e sigurisë në internet ‘McAfee’ ka gjetur se Kim Kardashian është njeriu më i rrezikshëm për të kërkuar në internet në Britaninë e Madhe.

Kim Kardashian West (Foto: Michael Kovac/Getty Images/Guliver)

Firma shpjegon se kriminelët kibernetikë shpesh do të prerohen nga përdoruesit e internetit duke marrë parasysh termat e kërkimit të përdorur zakonisht.

Ata pastaj mashtrojnë përdoruesit e internetit duke klikuar mbi lidhjet me këto terma, duke i çuar në faqet e internetit me qëllim të keq ose duke i inkurajuar ata që të zbulojnë detaje personale si fjalëkalimet.

Lexo po ashtu Kim Kardashian uron me fjalë dashurie grimerin e saj shqiptar për ditëlindje

Kim Kardashian e kryesoi listën si personazhi më i rrezikshëm për tu kërkuar në Google në Mbretërinë e Bashkuar, pasuar nga Naomi Campbell, Kourtney Kardashian, Adele dhe Caroline Flack.

McAfee dhe shefi shkencëtar, Raj Samani, shpjegon se pse përdoruesit e internetit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur kërkojnë në internet për yjet e pop-kulturës.

Foto: David Livingston/Getty Images/Guliver

“Ne jetojmë në një botë me ritme të shpejta, që ndikohet shumë nga kultura pop dhe mediat sociale, me mundësi të pafundme për të zgjedhur dhe zgjidhur cilat opsione argëtimi ne preferojmë të gëzojmë nga një sërë pajisjeve të lidhura”, thotë ai.

“Me ndikimin e Kim Kardashianit dhe sipërmarrjet e biznesit, njerëzit do të shkojnë në gjasa ekstreme për të qenë pak më shumë si Kim”, shtoi ai tutje.

Lexo po ashtu Kim Kardashian publikon për fansat një fotografi 'të nxehtë' nga shtrati në Instagram

Krimi kibernetik po ecën gjithnjë e më shumë përpara.

Ndërsa mund të marrësh masa të shumta për të përmirësuar sigurinë kibernetike, të tilla si krijimi i fjalëkalimeve komplekse dhe të qenit të kujdesshëm kur përdorni rrjetin publik të WiFi, McAfee gjithashtu thekson se duhet pasur më shumë kujdes edhe kur klikohet mbi linqet e ndryshme në internet. /Telegrafi/

Foto: Christopher Polk/Getty Images/Guliver
Exit mobile version