Site icon Telegrafi

Kim Kardashian është një dëshmi se shpaguhet angazhimi i përditshëm në palestër

Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Kim Kardashian ka dëshmuar se mund të tregohet e durueshme dhe të vazhdojë angazhimin me intensitet të lartë në baza ditore.

Me ushtrimet e përditshme, ajo ka treguar se suksesi nuk mungon, ndërsa rezultatet e shkuarjes së rregullt në palestër i ka treguar përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale.

Po ashtu, edhe fotografitë e realizuara nga paparacit tregojnë se kujdesi i vazhdueshëm për fizikun e saj i është shpaguar.

Lexo po ashtu Lajmet për Kim Kardashian

Bikinit me pakëz material të veshura nga 36-vjeçarja e kanë treguar barkun e saj të rrafshët dhe linjat mbresëlënëse. (Sidoqoftë, ka të tillë që mendojnë se ajo përdor Photoshop).

Miliona ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë dhënë komente të shumta duke i dhënë komplimente Kimit për dukjen e saj.

Me vite të tëra, ylli i famshëm amerikan përfolet për dukjen e saj fizike, aq sa format e saj janë bërë objektiv për t’u arritur.

Ndërkaq, ajo vazhdon të jetë ndër personazhet më të ndjekur në Instagram, ku numëron mbi 117 milionë ndjekës. /Telegrafi/

Exit mobile version