Telegrafi

Kim Kardashian e zgjon Kanye Westin nga gjumi vetëm për të bërë një foto në prehrin e tij

Foto: Kim Kardashian/InstaStory

Ylli Kim Kardashian vazhdon të mbetet një ndër emrat më të përfolur në shtypin rozë.

Së fundmi, ajo dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, u përfolën se kanë nisur të planifikojnë një fëmijë të katërt.

Ndërkohë, Kim vazhdon të jetë një emër shumë i ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej bashkë me burrin e saj, Kanye West, në pushime.

E veshur me bikini, Kim vuri në pah figurën e saj trupore, ndërsa pozonte mbi prehrin e bashkëshortit.

“Në pushime atij i pëlqen vetëm që të flejë, por e zgjova 5 minuta sa për të bërë një foto”, ka shkruar Kim në mbishkrimin e fotografisë.

Përndryshe, çifti në fjalë janë prindër të tre fëmijëve: djalit – Saint dhe dy vajzave – North dhe Çikago. /Telegrafi/