Telegrafi

Kim Kardashian e vonoi lindjen e vajzës së parë, sepse nuk donte ta lindte pa bërë manikyrin

Kim Kardashian (Foto: Michael Loccisano/Wire Image/Guliver)

Kim Kardashian West tani është nënë e katër fëmijëve, por përsëri në vitin 2013, ajo po përgatitej për ardhjen e fëmijës së saj të parë, North West. Të enjten në episodin e “Foodgod”, ajo rrëfeu disa të pathëna nga jeta.

Duke vërejtur se kishte shumë paparacë pas tyre në atë kohë, Kim Kardashian kujtoi kohën kur solli në jetë vajzën e saj të parë.

Ajo tha se bashkëshorti i saj, Kanye West ishte në një fluturim për në Basel të Zvicrës në atë kohë, shkruan Yahoo, transmeton Telegrafi.

Kim Kardashian (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

“Ai vendosi të shkojë në Basel, në Zvicër, dhe unë i thashë: Thuaj sigurimit sapo ai të zbarkojë se Kimi duhet të vijë menjëherë në spital”, kishte thënë mjeku.

“Mendova se do ta lindja fëmijën para se Kanye të arrinte atje”, kujtoi ajo.

Lexo po ashtu Kim Kardashian dhe Kanye West shijojnë një piknik të këndshëm me fëmijët, në fermën e tyre në fshat

Por përqendrimi i Kimit ishte diku tjetër në atë kohë.

Kim Kardashian West (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

“Unë shkova në shtëpi dhe doktorët thonin se duhej të lindja. Dhe thonjtë e mi ishin si të errët. Ishte kur isha ende në Parkun e Linkinit, pas fazës së errët të thonjve”, kujton Kim.

“Dhe unë isha s: Oh, jo jo, unë do të kem një vajzë. Unë me të vërtetë kam nevojë për thonj të bukur pas lindjes. Kështu i thashë doktorit: A jeni i sigurt që duhet të lind tani? A mund të më jepni dy orë?”, dhe ai ishte si: Është ide e mirë, eja pas dy orësh”, ka treguar Kim Kardashian. /Telegrafi/

Kim Kardashian (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)