Telegrafi

Kim Kardashian e pranon që vajza e saj, North është vendosur me ‘photoshop’ në kartën familjare të Krishtlindjeve

Kim Kardashian e ka pranuar se vendosën me “photoshop” vajzën e saj, North në kartën e Krishtlindjes së familjes, pasi u akuzua se e bëri një gjë të tillë nga fansat.

Ajo e tha këtë në “The Ellen DeGeneres Show” të martën në mbrëmje, ylli, 39-vjeçar, konfirmoi thashethemet se vajza e saj, gjashtë vjeçare, ishte shtuar në fotografi meqë ajo refuzoi të bënte fotografi me familjen e saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Pas publikimit të fotografisë, fansat e kuptuan se ata kishin ndërhyrë me “photoshop”, diçka që Kim tani e ka konfirmuar.

Kim Kardashian e pranon që North është vendosur me “photoshop” në kartën familjare të Krishtlindjeve (Foto: Instagram)

Ajo tha: “Ishte një kohë e shkurtër dhe ishte e vështirë t’i bësh të gjithë së bashku, kështu që unë thashë se do të bëj vetëm familjen time”.

“Ishte aq shumë ankthi me katër fëmijët, North nuk ishte në disponim dhe unë thashë që do ta bëjmë pa ty”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kim Kardashian

“Pastaj unë thashë mirë, ne do ta bëjmë me “photoshop” atë.

Kim Kardashian e pranon që North është vendosur me “photoshop” në kartën familjare të Krishtlindjeve (Foto: Instagram)

Pra, North nuk është në të vërtetë në foto. Kalova në ankth derisa u realizua kjo fotografi.

“Gjithmonë ndodhë një gjë e tillë”, u shpreh më tej Kim. /Telegrafi/