Site icon Telegrafi

Kim Kardashian e nis korrikun me fotografi ‘të nxehta’ nga plazhi, duke treguar linjat në bikini të kaltra

Kim Kardashian u shfaq në Instagram të premten mbrëma për të ndarë një set të ri fotografish, ku shfaqej e veshur me bikini.

Sipërmarrësja 42-vjeçare, e cila ka katër fëmijë me ish-bashkëshortin e saj Kanye West, tregoi figurën e saj trupore e veshur me një palë rroba banje ngjyrë blu, shkruan DailyMail.

Ylli nga Kalifornia shfaqi dekoltenë e saj të bollshme me bikinit me majë klasike në stilin trekëndëshi, si dhe të pasmet e saj në bikinit e posthme në stilin tanga.

Kim shijonte rrezet e diellit në një plazh të pazbuluar me ujë të kaltër, ndërsa flokët e saj të gjatë dhe të zinj rridhnin poshtë shpinës së saj.

Ylli i rrjeteve sociale shkroi në një mbishkrim për 361 milionë fansat e saj: “Vetëm një kujtesë”.

Në një nga tri fotografitë, Kim shtrëngoi buzët dhe ngriti krahët sipër saj, ndërsa bëri me duar dy shenja paqeje.

Një tjetër imazh e shfaqi sipërmarrësen miliardere duke i kaluar gishtat nëpër flokë ndërsa i mbyllte sytë.

Dhe në një tjetër fotografi, Kardashian qeshi duke lëvizur flokët e saj që valviteshin nga era, nga fytyra e saj.

Themeluesja e markës “SKIMS” doli pa makijazh dhe kishte vendosur një palë syze dielli të mëdha sportive në fotografinë e parë.

Qindra mijëra pëlqime vërshuan shpejt Instagramin e yllit të serialit “Keeping Up With The Kardashians”. /Telegrafi/

Exit mobile version