Telegrafi

Kim Kardashian “e merr” malin (Foto)

Super ylli Kim Kardashian i është rikthyer aktiviteteve sportive.

Së fundmi ajo ka vendosur që bashkë me trajnerin e saj personal Don Marriz dhe mikeshën Carla Di Bello, të realizojnë stërvitjen e tyre në mal.

Duke qenë se këtë vit është kritikuar shumë për format, 36 vjeçarja ka vendosur që t’u nënshtrohet ‘dhunshëm’ ushtrimeve për ta rikthyer trupin në top formë.

Gjatë vrapimit, bukuroshja Kardashian shfaqte hiret e saj trupore, në një palë geta të ngushta.

Flokët në stilin gërshetë, e bënin të dukej edhe më seksi nënën e dy fëmijëve. /Telegrafi/