Super ylli botëror me prejardhje armene, Kim Kardashian, e ka dëshmuar edhe më tej që është shumë e lidhur me origjinën e saj.
Këtë muaj, ajo ishte në vizitë në Armeni pas një kohe shumë të gjatë, ku edhe pagëzoi fëmijët e saj.
Teksa është mirëpritur në takim nga Presidenti i Armenisë, Kim Kardashian deklaroi se do të bënte të pamundurën, që të lobonte në Shtëpinë e Bardhë që Bota të njohë gjenocidin armen.
Ndërkohë, së fundmi, Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA-së, ka votuar me shumicë dërrmuese në favor të njohjes së vrasjes masive të armenëve nga turqit osmanë gjatë Luftës së Parë Botërore si një gjenocid.
E lumtur nga kjo gjë, Kim Kardashian publikoi të mërkurën një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej krah fëmijëve të saj.
Këtë fotografi ajo e kishte realizuar vetëm pak kohë më parë kur kishte kryer pagëzimin e fëmijëve në Armeni, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj se ndjehet e lumtur që tashmë bota po e njeh gjenocidin armen.
“Dje ishte një fitore kaq e madhe për popullin armen, kur Dhoma e Përfaqësuesve të ShBA-së pranoi genocidin armen! Kjo foto është bërë nga unë dhe fëmijët e mi këtë muaj në Armeni – nga Jackie Nickerson”, ka shkruar Kardashian në Instagram. /Telegrafi/