Site icon Telegrafi

Kim Kardashian e fokusuar në maksimum për shfaqjen debutuese në “SNL”, punon deri në 20-të orë

Ajo është vetëm disa orë larg debutimit të saj në “Saturday Night Live”.

Dhe Kim Kardashian punoi ditë rraskapitëse me orar 20-orëshe dhe ishte e fokusuar për të punuar në koncertin e saj të madh të shfaqjes në NBC.

Ylli 40-vjeçar ndau vetëm disa vështrime të fshehta në prapaskenë në studiot së “30 Rockefeller Plaza” ku ajo shihet në një dhomë të veshjes me ish-ndihmësen Stephanie Shepherd, shkruan DailyMail.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kim dukej e gatshme për natën e saj të madhe e veshur me një mini fustan të zi me shkëlqim.

Ajo bëri fotografi gjatë gjithë natës në punë, ndërsa ndau pamje deri në orën 3:00 të mëngjesit.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Rreth orës 2:00 të mëngjesit, Kim dhe Steph filluan të kërcenin nëpër dhomë, teksa ajo u tha fansat e saj: ‘Më mirë shikoni nesër nëse doni të dini atë që po filmoj tani”.

Lexo po ashtu Edhe pse të ndarë, Kim Kardashian përdor mbiemrin e Kanye West në prezantimin e shfaqjes “Saturday Night Live”

Sipas burimeve të TMZ, e gjithë java e përgatitjeve për SNL ka qenë deri në 5:00 ose 6:00 të mëngjesit, dhe disa prova tjera kanë zgjatur deri në orën 3:00.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Një burim tha se Kim nuk kishte ankesa dhe as nuk bëri drama, por ishte e fokusuar në maksimum gjatë gjithë javës.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Kim në shfaqjen e madhe të “Saturday Night Live”. /Telegrafi/

Foto: Kim Kardashian/Instagram
Foto: Kim Kardashian/Instagram
Foto: Kim Kardashian/Instagram
Exit mobile version