Telegrafi

Kim Kardashian duket tërheqëse në ngjyrën portokalli, ndërsa niset për një darkë në Beverly Hills

Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të eksperimentojë me modën.

Kim Kardashian së fundmi mori vëmendjen, kur u shfaq tejet atraktive në një ansambël të ndezur portokalli, teksa nisej për në një darkë në Beverly Hills, në natën e së premtes.

Sipërmarrësja 38-vjeçare mori vëmendjen e të gjithëve me dukjen e saj, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, flokët e zeza të lëshuara prapa, bënin që bukuroshja Kardashian të dukej edhe më joshëse.

Ajo së fundmi ishte mjaft e përfolur, kjo për shkak se fitoi 2.7 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi që paditi një firmë në ShBA, nën akuzat për kopjim pa leje.

Kim dhe bashkëshorti i saj Kanye West këtë vit janë bërë prindër për herë të katërt. /Telegrafi/