Telegrafi

Kim Kardashian duket si ‘statujë’ në imazhet e fundit, josh fansat me veshjen transparente

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Si një nga gratë më të famshme në botë, ajo mburret me një status thuajse hyjnor.

Dhe Kim Kardashian dukej si perëndeshë, teksa modelonte me një nga koleksionet e reja të Thierry Mugler, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

38-vjeçarja, dukej befasuese në një fustan ngjyrë rozë me një pektorë të mahnitshme të strukturuar, duke iu përshtatur të pasmëve të saj të famshme.

Fotografia duket të jetë bërë më 25 shkurt, përpara paraqitjes së saj në hapjen e ekspozitës retrospektive të Thierry Mugler në Muzeun e Arteve të Bukura të Montrealit.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Gruaja e Kanye West ekspozoi me mjeshtëri linjat e saj veshur me kreacionin më të ri nga koleksioni vjeshtë/dimër i markës “les Méduses”.

Ajo ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram disa fotografi, duke marrë komplimente të shumta për dukjen e saj. /Telegrafi/

Kim Kardashian West (Foto: Dominik Bindl/Getty Images/Guliver)