Telegrafi

Kim Kardashian duket si një zonjë e vërtetë, ndërsa lë hotelin e saj në New York

Kim Kardashian ndodhet së fundmi në New York.

Dhe të gjithë sytë ishin drejt super yllit botëror, 40 vjeçe, ndërsa ajo u largua nga hoteli i saj e veshur me një kostum të guximshëm të punuar me lëkurë krokodili, të enjten.

Kim shfaqi linjat e saj trupore, ndërsa pozoi me dekoltenë e hapur, duke vënë në pah gjoksin e saj atraktiv, shkruan DailyMail.

Me flokët e zinj të lëshuara lirshëm, Kim dukej tejet tërheqëse ndërsa kishte dalë në New York për shëtitje.

Ajo i shtoi dukjes së saj edhe më shumë shkëlqim, ndërsa vuri për bizhuteri një zinxhir nga ‘Chrome Hearts’.

Takat ngjyrë bezhë dhe një çantë e vogël kromi përfunduan pamjen.

Ajo u drejtua për në një restorant për të ngrënë drekë, shoqëruar nga roja i saj i sigurisë.

Kim, e cila është gjithashtu në mes të një divorci nga Kanye West, më vonë u bashkua me shoqen La La Anthony, e cila gjithashtu dukej bukur e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë të markës “Fendi”.

Kjo paraqitje e saj vjen pas një kohe të ngarkuar për sipërmarrësen e njohur, e cila njoftoi muajin e kaluar se marka e saj ‘SKIMS’ dizajnoi ndërresat, pizhamet dhe rrobat e banjës për atletet femra të skuadrës së ShBA-së për Lojërat Olimpike të Tokios.

Koleksioni që përfshin sutjena, mbathje, geta dhe bluza me nuanca neutrale – u bë i disponueshëm për t’u blerë në internet nga data 12 korrik.

Kim vuri në dukje se Lojërat Olimpike kanë një vend të veçantë në zemrën e saj pasi u rrit duke dëgjuar gjithçka për Lojërat nga njerku i saj, medalisti i artë Caitlyn Jenner.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“Që kur isha 10 vjeçe, kam dëgjuar çdo detaj të vetëm për Lojërat Olimpike nga njerku im”, shkroi ajo. “Ndërsa do të shikoja garën e atletëve, do të kuptoja përkushtimin dhe nderin duke qenë pjesë e Lojërave Olimpike”.

“Unë udhëtova [me] njerkun dhe familjen time në të gjitha qytetet e ndryshme për provat olimpike, Lojërat Olimpike dhe provat e Caitlyn Jenner dhe në çdo ndalesë do të blija një bluzë Olimpike si suvenir”, tha ajo. /Telegrafi/