Telegrafi

Kim Kardashian duket provokuese në pozat e reja teksa reklamon koleksionin e saj të ri të të brendshmeve

Burri i saj Kanye West raportohet se është në mes të një episodi bipolar pas intervistës së tij katër orëshe për “Forbes”, ku edhe ai njoftoi se do të kandidonte për president në vitin 2020.

Por puna nuk ka të ndalur për Kim Kardashian ndërsa ajo u lajmërua në rrjetet sociale të martën për të promovuar linjën e saj të re të veshjeve “Skims”.

39-vjeçarja ndau një seri fotografish nga një xhirim i kohëve të fundit ku figura e saj trupore dukej perfekte.

Kim tronditi të gjithë teksa promovoi disa stile të ndryshme të bikinive të saj të reja.

Në disa prej fotografive, ajo i kishte lyer flokët e saj në të kuqe, duke marrë vëmendjen me dukjen e saj tejet tërheqëse.

Studentja e drejtësisë bëri që e gjithë vëmendja e fansave të saj të kthehet nga ajo gjatë reklamimit të këtyre produkteve.

Kim ka nxjerr në tregu artikuj të bikinieve në ngjyrat bezhë, gri dhe të zezë dhe në një shumëllojshmëri stilesh. /Telegrafi/